Pas suksesit të jashtëzakonshëm të këngës “Zemër”, që e ka sjellë Dhurata Dora në prill të këtij viti me reperin algjerian, Soolking, artistja ka gati një bashkëpunim tjetër me një artist të njohur ndërkombëtarisht.
Bëhet fjalë për artistin Maitre Gims, i cili njihet për hitet e shumta, si “Est-qu tu m’aimes”, “J’me tire”, “Ego”, “Corazon”, e shumë të tjera.
Lajmin e bëri të ditur artisti francez, Dj Assad, i cili dha edhe detaje rreth projektit. Kënga mban titullin “Te Quiero” dhe do të publikohet në vitin 2020. U shpreh se ky do të jetë hiti i vitit 2020.
Kujtojmë se projekti paraprak i Dhuratës u dëgjua jashtëzakonisht shumë edhe jashtë trojeve shqiptare. Ky videoprojekt numëron mbi 342 milionë klikime në YouTube./21Media
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje