Dhurata Dora dhe Noizy duket të jenë në përgatitje e sipër të bashkëpunimit muzikor që do ta sjellin në një të ardhme të afërt.
Dy yjet e skenës sonë ka sjellë disa realizime të suksesshme këtë vit dhe duan të vazhdojnë me hite gjatë sezonit të verës.
Dueti i Dhuratës me Gims, “Only You”, që u publikua në fund të muajit maj, ka rezultuar shumë i suksesshëm dhe numëron mbi 40 milionë shikime në YouTube.
Ndërsa Noizy është duke e shijuar suksesin e bashkëpunimit me Arilena Arën që u lansua më 9 korrik dhe deri më tani është shikuar mbi 2.5 milionë herë në YouTube.
“A jeni gati për çka po vjen?”, ka shkruar reperi në publikimin e fotografi në Instagram.
Ndërsa këngëtarja, publikimin e saj e ka shoqëruar me fjalët: “Bëhuni gati”. /Telegrafi/
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...