Gjykata e Tiranës ka dënuar me 6 muaj burg, këngëtaren e njohur Eda Zari, pasi kjo e fundit ka keqtrajtuar nënën e saj Zhani Zari.
Shkak i sherrit është bërë për konfliktet me pronat dhe mes anëtarëve të familjes Zari dhe një librezë të energjisë elektrike të një dyqani, që menaxhohet nga dy motrat Zari. Ka disa vjet që ajo dhe bashkëshorti i saj, kanë ndërtuar një shtesë tek pallati prapa kolegjit turk, shtesë e cila është ndërtuar nga të gjithë banorët e pallatit. Për këtë kanë dorëzuar të gjithë dokumentet tek ALUIZNI dhe presin të bëhet legalizimi i këtij objekti. Në këtë objekt ajo jeton e vetme pas vdekjes së bashkëshortit.
Me D… vajza e saj, këngëtarja është kthyer nga Gjermania dhe ka vajtur tek shtëpia duke e kërcënuar dhe duke i thënë se do ti bënte atë që nuk i priste mendja. Ajo i ka futur duart në fyt duke e shtyrë dhe duke i thënë që ti jepte dokumentet e shtesës se përndryshe nuk e di se çfarë do t’i bënte. Ajo i ka thënë se do ti merrte dhe banesën tjetër që ka vajza tjetër. Nga deklarimi i kujdestarit (shërbëtorit) mësohet se ai ka qenë prezent në banesë kur ka ndodhur ngjarja. Ai ka treguar para gjykatës se ka disa vjet që është njohur me familjen e shtetases Zhane Zari, pasi vajza e saj Eda Zari, e ka lënë që të kujdesej me të.
Ai ka qenë në shtëpinë e nënë Zhanit duke qëndruar me të. Aty ka vajtur vajza e saj e quajtur Eda Zari. Ajo është futur në banesë me rrëmbim dhe pa përshëndetur fare i ka kërkuar atij duke bërtitur librezën e dritave për një shtëpi që ka në një zonë në Tiranë. Zhani i është përgjigjur se nuk kishte librezë energjie dhe nuk dinte se çfarë do të kërkonte dhe të dilte nga shtëpia e saj se nuk kishte punë aty. Eda Zari ka filluar të bërtasë së ëmës si dhe e ka shtyrë. Pastaj ajo e ka kërcënuar të ëmën duke i thënë se do ti merrte dyqanin dhe rrobat e vjetra që kishte në të do ia hidhte në rrugë si dhe do ti merrte dhe shtesën e banesës.
Eda e ka kapur duke i kërkuar Zhanit që të dilte jashtë por në këtë e moment kjo e fundit e ka shtyrë përsëri. Në këtë moment vajza e madhe e Zhanit e ka telefonuar atë dhe kjo e fundit i ka kërkuar ti flasë Edës duke i thënë se i kishte vajtur si e çmendur në banesë. Eda komunikoi me të motrën dhe më pas i ka marrë çelësat e shtëpisë të së ëmës dhe është larguar. E pyetur në lidhje me faktin e pandehura Eda Zari ka mohuar akuzën duke pretenduar që së pari që ngjarja nuk ka ndodhur disa ditë më vonë në muajin Maj. Atë ditë ajo ka vajtur tek banesa e nënës së saj për të marrë librezën e energjisë elektrike të një dyqani që ajo e ka në bashkëpronësi më të motrën.
Marrëdhëniet me të ëmën e saj nuk kishin të mira pasi ajo i kishte hequr nga puna një kujdestar të sajin. Ditën e ngjarjes ka qenë e ëma që e ka fyer dhe ajo është larguar nga banesa e nënës pas ushtruar dhunën ndaj saj. Nga dëshmia dhe provat rezultoi se e pandehura është në proces gjyqësor në Gjykatën e Tiranës me familjarët e saj. Nisur nga provat e grumbulluara në dosje gjyqtari Lazer Sallaku ka dënuar me 6 muaj burg, këngëtaren e njohur Eda Zari.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...