Google ADS

Dhjetë milionë shikime për klipin “Dua” nga Enca

21:54 | 29 Prill 2018
Arbresh.info

Këngëtarja Enca Haxhia gjatë muajit të kaluar solli projektin e saj më të ri “Dua”.

Ky projekt u diskutua shumë në media, kjo edhe për shkak skenave ‘të nxehta’ që përmbante klipi i këngës.

https://www.instagram.com/p/BgjhuWQnLQR/?utm_source=ig_embed

Një muaj pas publikimit, kjo këngë numëron mbi 10 milionë shikime në kanalin YouTube.

“Dua” është një këngë, melodinë dhe tekstin e së cilës i ka realizuar vet Enca.

Klipi i këngës është punuar nga MAX Production, gjersa protagonist në të ka qenë edhe modeli i njohur portugez, Pierluigi Fracassi.

https://www.instagram.com/p/BgtroArnGl1/?utm_source=ig_embed

E pyetur rreth komenteve negative që ka marrë për këtë klip, Enca thotë se nuk ndjehet aspak e indinjuar me atë se çfarë të tjerët shkruajnë për të.

Këngëtarja ka paralajmëruar se gjatë verës do të sjellë edhe disa projekte të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme