Google ADS

Dhjetë gratë e mrekullueshme, të cilat i lanë në hije bashkëshortët e tyre (FOTO)

10:03 | 12 Korrik 2017
Arbresh.info

Shumë shtete kanë Damat e tyre të para, mirëpo vetëm disa nga to janë veçuar dhe ndryshojnë historinë dhe rregullat.

Damat e para gjithmonë janë në qendër të interesimeve. Gjithmonë të rregulluara, të buzëqeshura, duhet të jenë model i mirë për të tjerët: nga tubimet sociale deri te zgjedhjet e modës.

Ato më të mirat janë sharmante, shtatholla, kanë stil dhe karakter të theksuar. Janë ato të cilat kanë gjetur rrugën deri te zemrat e miliona njerëzve në gjithë planetin, transmeton Telegrafi.

Jacqueline Kennedy, SHBA

“Detyrë imja është që t’i tregoj botës që Amerika nuk është shtet i shijes së keqe”, ka thënë Jacqueline, bashkëshorte e kryetarit Johnn Kenndy. Dhe, vërtet, ajo pati sukses në këtë drejtim: Ikona e modës e cila akoma inspiron disenjatorët e modës dhe regjisorët e filmit.

“Fustani duhet të jetë mjaft i ngushtë që të tregojë që je femër dhe mjaft komod që të tregojë që je damë”.
Jacqueline gjithashtu ka ngazëllyer njerëzit me butësinë e saj, me humorin e shkëlqyeshëm, ka qenë e njohur për humorin e saj dhe natyrisht për dashurinë e sinqertë ndaj bashkëshortit të saj.

1-198

Michelle Obama, SHBA

E shkathët dhe e natyrshme, Michelle Obama e ka merituar çdo respekt. Në Amerikën e personave obezë, Michelle është marrë me programin “Let’s Move!” dhe ka bërë kopshtin në kuadër të pronës së Shtëpisë së Bardhë, duke dhënë shembull të mirë të mënyrës së kultivimit të shëndetshëm të ushqimit dhe të të ushqyerit.

Kuptimi i saj për stilin gjithashtu ia vlen të përmendet: femërore dhe moderne. Në fjalimet publike, shumica thonë që ka arritur ta lërë në hije bashkëshortin e vet.

2-66

Grace Kelly, Monako

Aktorja shumë e bukur dhe e suksesshme e Hollywoodit ka braktisur karrierën e filmit për t’u bërë princeshë. Grace është martuar me Rainier III, Princ i Monakos.

Në ballon e saj të parë të Kërshëndellave si princeshë, Grace ka ftuar fëmijët e gjithë Mbretërisë. Në vitin 1982, Princesha ka vdekur në fatkeqësi komunikacioni. Ka qenë figurë e vërtetë ikonike.

3-56

Carla Bruni, Francë

Askush nuk e di se kush ka përfituar më shumë nga kjo martesë: Manekinia e suksesshme, këngëtarja dhe poetja e cila rrezaton me bukurinë dhe inteligjencën e saj. Atë bota e ka njohur shumë më parë se që Nicolas Sarkozy është bërë person publik dhe ka filluar të merret me politikë.

Pa marrë parasysh të kaluarën skandaloze, Carla shpejt është bërë francezja e admiruar, madje më shumë për shkak që ajo rrezaton si personi i cili është i lirë dhe i fuqishëm të bëjë çfarëdo që ajo mendon që duhet bërë.

4-45

 

Melania Trump, SHBA

Familjarët po nxisin mendime të ndryshme, mirëpo një gjë është e sigurt: Askush nuk mbetet imun kur Melania shfaqet ose në ekran ose në publik. Ajo ka filluar karrierën në moshën 16-vjeçare si modeliste. Është paraqitur në revytë e modës në Paris dhe Milano.

Në vitin 1999, njihet me Donald Trumpin. Flirtit të tij nuk i është përgjigjur, madje edhe e ka refuzuar. Tramp ishte shumë këmbëngulës dhe në fund, sipas zakonit, ka fituar atë që ka dëshiruar. Melania është femër me stil, e cila qëndron pas bashkëshortit gjatë karrierës së tij të suksesshme.

5-37

Chantal Biya, Kamerun

Dama e parë e Kamerunit nuk mund të mbetet e pavërejtur. Chantal merret me punë bamirësie, Qendra e parë afrikane për hulumtimin e HIV/AIDS-it bart emrin e saj.

Jashtë shtetit të saj, dama e parë e Kamerunit është më e popullarizuar se bashkëshorti i saj, kryetari Paul Biya.

Sheikja Mozah bint Nasser Al Missned, Katar

Lartmadhëria e saj, Sheikja Mozah bint Nasser Al Missned, është njëra ndër femrat më me stil nga Lindja e Afërt. Me gjithë rajonin tradicional, Mozah shfaqet në publik me fytyrë të zbuluar, është doktore shkencash dhe merret me politikë.

Dëshira e saj është që Lindja të modernizohet dhe me këmbëngulje punon në këtë drejtim.

6-36

Mbretëresha Letizia, Spanjë

Letizia, bashkëshorte e Mbretit Felipe VI, është femra shumë e bukur e njohur në qarqet shoqërore, ikonë mode dhe nënë e dy vajzave shumë të bukura. Mbretëresha në botë është shumë më e njohur sesa bashkëshorti i saj Mbreti – së paku ndër femrat, duke pasur parasysh që emri i saj shumë shpesh shfaqet në revistat e modës.

Letizia ka pasur karrierë të shkëlqyeshme si gazetare. Qëkur është bërë princeshë, ka marrë shumë shpërblime për mbrojtje të fëmijëve si edhe për promovimin e kulturës dhe arsimimit.

t-sheikha-mozah-hall-of-fame-1

Mbretëresha Rania, Jordani

Rania elegante është bashkëshorte e Mbretit të Jordanisë dhe nënë e katër fëmijëve. Tregimi i saj është vërtet versioni modern i Hirushes. Vajza e zakonshme ka punuar në Aman në bankën e qytetit dhe kështu ka njohur bashkëshortin e saj të ardhshëm – Mbretin.

Veten e konsideron femër të vërtetë arabe, e cila i kushton shumë kohë familjes së vet. Angazhohet për të drejtat e femrave, lufton kundër keqtrajtimit të fëmijëve, përkrah vaksinimin dhe donacionin e organeve, furnizon shkollat me kompjuterë modernë.

1b42956d27e2a721d7f1e2a8b47bed16

Peng Liyuan, Kinë

Këngëtarja e njohur kineze e ka njohur bashkëshortin e saj të ardhshëm më 1986 kur për të askush nuk kishte dëgjuar, derisa ajo ishte e popullarizuar dhe e dashur te publiku.

E mençur, me karakter të fuqishëm dhe me ndikim në shtetin e vet. Gjithashtu ajo ka gradën e gjeneralit.

151021-sykes-liyuan-tease_cqho3k

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme