Google ADS

“Dhëmbë për dhëmbë, Gresa i kundërpërgjigjet Andit për deklaratat e tij të fundit në lidhje me modelen

13:47 | 16 Janar 2024
K.B

Ish banori i Big Brother Vip Kosova, Andi Artani ka thyer heshtjen dhe së fundmi ka folur për ish lidhjen e tij me modelen, Gresa Hotin.

Në një intervistë, Andi u shpreh se Gresa është një vajzë e mirë, por naive.

Ai shtoi se historia e tyre e dashurisë ishte njëra prej më të bukurave që kishte, dhe se ndjenjat ishin reale si brenda shtëpisë së BBVK, ashtu edhe jashtë.

“Gresa si individ qikë e mirë po është naive, Me faktin që nuk muj me mohu pjesën që ka qenë njëra prej historive më të mira që e kam pas edhe kjo krejt falë bigut, ndjenjat që i kam pas janë kanë më së reale edhe brenda edhe jashtë, e kam pa ka thënë që arsyeja e ndarjes ka qenë që nuk jemi përshtat. Pjesërisht e saktë por mungojnë disa gjëra, kuptimi i botës është gjë e dyanshme dmth qysh pret ti me ja kuptu botën dikush prite edhe tjetrën duhet me u kuptu të dytë me njeri tjetrin” , ishte shprehur ai, përcjell Arbresh.info

Andi tutje tha se e ka kuptuar botën e saj mjaftë mirë, ndërsa ka lën të nënkuptohet se ajo nuk e ka bër të njëjtën gjë dhe se ka vazhduar t’i përsëris gabimet.

“Ja unë e kam kuptu botën e saj ja nuk del një mashkull që ja kupton më mirë, në një mënyrë të thellë. Vjen në një pikë në një moshë që thu okej i kam kalu aventurat, boll e ngove shoqnin dhe qefin e tyre kur vazhdon me i bë ganat e njëjta, Nuk pres ndryshim prej dikujt që nuk sheh probleme në ato gjëra që i bën sepse nuk mundesh me u shëru në të njëjtin vend kur je smu”, kishte thënë ai.

E kësaj deklarate të tij në një mënyrë indirekte i është përgjigjur Gresa.

Në një instastory ajo ka ndarë një thënie ku thotë:

“Ne të gjithë e njohim dikë që flet keq, njerëzit toksik kur viktimizohen janë gjëja më qesharake”, thuhet në Instastoryn që ka ndarë ajo.

Kurse ditë më parë në një bisedë me ndjekësit në Instagram, modelja nga Malisheva ka treguar se është në një lidhje të re dashurie./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme