Google ADS

Dha informacione nga jashtë, ja çfarë vendimi mori Vëllai i Madh për njërin nga banorët

22:25 | 21 Janar 2022
S D

Në spektaklin e sotëm të BIG BROTHER VIP po zhvillohen diskutime të shumta për debatet që ndodhën gjatë këtyre ditëve në shtëpinë e famshme.

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” u lexua një zarf i zi. Në të shkruhej se një nga banorët ka thyer rregullat dhe dënimin do ta marrë sot gjatë spektaklit.

Ky informacion ka ndikuar në gjendjen psikologjike të Beatrix.

Arbana tha se banori që do të marrë sot dënimin është Arbëri, pasi që i tha Trixës se ajo është më e rrezikuara nga të tre nominuarit.

Ndërsa, Arbëri tha se që nga koha kur ka hyrë brenda ka një mendim për secalin nga banorët.

Vëllai i Madh e ka dënuar Arbërin duke ia hequr imunitetin dhe duke mos pasur të drejtë të nominojë dikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme