Policia e Kosovës ka thënë se ende nuk janë kapur sulmuesit e reperit 20-vjeçar, Ligrit Uka, i cili u sulmua sot në rrugën “Isa Boletini” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Insajderin se rasti është raportuar në Polici sot rreth orës 12:00.
Policia po ashtu ka thënë se reperi 20-vjeçar ka pranuar sot trajtim mjekësor pas lëndimeve të lehta trupore që ka marrë nga sulmi.
“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një përleshje mes disa personave, në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, ku viktima L.U mashkull 20 vjec, shtetas i Republikës së Kosovës ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekesor, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.
Reperi Uka ishte përfshirë në rrahjen e reperit Feronit Shabani nga Gjilani, në marsin e këtij viti. Ai, bashkë me tre persona të tjerë, e patën sulmuar reperin e njohur me nofkën “Fero” gjatë mesnatës së 21 marsit në parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...