Janë bërë tri vjet që kur kur Angelina Jolie njoftoi se ajo dhe Brad Pitt ishin ndarë pas 12 vjetësh së bashku – përfshirë dy vjet martesë.
Një raport i ri pohon se Pitt nuk e kishte idenë që Jolie do të dilte në publik dhe të tregonte për ndarjen e tyre, njofton Klan Kosova.
Ai pas kësaj u ndje i tradhtuar sepse kur ai e kishte kërëcënuar se do t’i tregonte shtypit, ajo nuk e ka lejuar.
The Latin Times po raporton se të gjitha thashethemet e ndajres rreth Pitt dhe Jolie para se përfundimisht të dilnin në publik si të ndarë, ishin të vërteta.
Çifti u largua për muaj, por zgjodhi të mbante gjërat private për shkak të filmit të tyre By The Sea.
Jolie e ka shkruar dhe ka drejtuar dramën romantike të vitit 2015 me të cilën luajti ajo dhe Pitt.
Regjisori Ian Halperin thotë se aktorët e kishin të vështirë të portretizonin një çift të martuar në ekran, martesa e të cilit po copëtohej, ndërsa në të njëjtën kohë po merreshin edhe me problemet e tyre të martesës .
Halperin thotë se martesa e Jolie dhe Pitt përfundoi gjatë filmimit dhe se Pitt kishte kërcënuar disa herë se do ta bëjë publike ndarjen e tyre.
Por, ai nuk bëri sepse Jolie nuk e donte publicitetin negativ. Deri në kohën që Jolie i tha shtypit se janë ndarë, në të vërtet ata ishin larguar për pothuajse një vit.
Angelina vendosi ta bëjë për ta provuar Pitt dhe për ta bërë atë të duket keq.
Brad nuk e kishte asnjë ide se çfarë po i vinte.
Sherr mes të miturve në Korçë, lëndohet njëri prej tyre
Sherr mes të miturve në Korçë, lëndohet njëri prej tyre
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...