Detaje të reja lidhur me vrasjen e aktorit turk (VIDEO)

18:43 | 28 Gusht 2017
Arbresh.info

Publikohet edhe video e aktorit pak para se të vritej.

Detaje tronditëse publikohen lidhur me aktorin, modelin dhe prezantuesin e njohur turk Vatan Sasmaz, i cili u vra mbrëmjen e djeshme në një prej hoteleve luksozë të Stambollit nga ish e dashura e tij.

43-vjeçari Sasmaz priste një fëmijë nga bashkëshortja Yasemin Adali, me të cilën u martua në vitin 2015.

Sipas “Hurriyet”, ai e kishte mësuar gjininë e fëmijës në muajin e 5-të të shtatzënisë, vetëm një ditë para se të vritej.

Ndërkohë, natën e krimit që tronditi Turqinë, ish-modelja Filiz Aker, e cila qëlloi me 4 plumba pas shpine aktorin me të cilin kishte pasur një lidhje dashurie në vitin 2009, i kishte thënë mbesës së saj se “unë do të jem e lumtur, por lumturia ime mund të mërzisë ty.

Duhet të bëhesh e fortë.” Sipas Dora Ercan, tezja e saj ushqente një ‘dashuri platonike’ për aktorin e njohur turk.

Ajo i shprehu ngushëllimet e saj familjes së Sasmaz dhe bëri të ditur se Aker kishe kaluar më parë probleme psikologjike, dhe dy muaj para krimit madje kishte rregulluar edhe varrin e saj.

Lajmi i hidhur ka tronditur thellë edhe botën e showbizit në Turqi, të cilët shprehën ngushëllimet e tyre për familjen e Sasmaz.

Mes të tjerëve, Ceyda Dvenci, e njohur si Denizi e serialit “Maral” shprehu hidhërimin e saj pas marrjes së lajmit dhe ngushëllimet e saj të sinqerta për familjen.

Ndërsa Mustafa Sandal, një ndër këngëtarët më të njohur turq, kujtonte se vetëm tri ditë më parë ishte takuar me prezantuesin e njohur.

Lajmi për vdekjen e aktorit u fut në listën e TT-ve në Twitter, me shumë fansa të shokuar nga lajmi i cili erdhi në kohën që në televizionet turke transmetohej seria e re e një seriali ku luante edhe Sasmaz.

Në videon e mëposhtme, aktori turk shfaqet në kamerat e sigurisë teksa futet në dhomën e hotelit pak para vrasjes.

https://www.youtube.com/watch?v=M3AlDxF9LaE

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme