Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në kabinetin e tij një delegacion turk të kryesuar nga aktori me famë botërore, Tolgahan Sayisman.
Ministri Gashi në një konferencë të përbashkët me aktorin u shpreh se Tolgahan Sayisman po qëndron në Kosovë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në fushën e kinematografisë në mes të Kosovës dhe Turqisë.
“Tolgahan qëndron në Kosovë me arsyen dhe qëllimin e bashkëpunimit në të ardhmen duke pasur parasysh që Kosova, ka pasur një progres jashtëzakonisht të madh në zhvillim e kulturës në këto dy vitet e fundit. Kemi pasur zhvillime në shumë fusha veçanërisht në atë të kinematografisë dhe besoj që fuqishëm që zoti Tolgahan një emër i njohur por edhe një emër që do të kontribuon për bashkëpunim, duke pasur parasysh që para më pakë se dy viteve e kemi nënshkruar edhe një marrëveshje me ministrinë e kulturës së Turqisë për bashkëpunime në fushën e kinematografisë dhe tani dhe tani ka ardhur momenti që ti konkretizojmë disa prej projekteve në ditët dhe muajt në vazhdim”, tha ai.
Gashi u shpreh se ky është një takim njohës, por që shpreson në një bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen.
“Ky është më shumë një takim njohës por gjithsesi por edhe një dakordim joni i përbashkët që të bashkëpunojmë në fushën e kinematografisë duke pasur parasysh që aktori ka lënë gjurmë në këtë fushë jashtëzakonisht shumë”, tha ai
Tolgahan Sayisman e falënderoi ministrin Gashi për ftesën që të vizitojë Kosovën, ndërsa u shpreh i lumtur që është “Ambasador i Kulturës” dhe për bashkëpunimin e mirë të kinematografisë turke dhe kosovare.
“Kam ardhur me ftesën e ministrit të kulturës këtu, jam shumë i gëzuar që ndodhem këtu herën e fundit para 4 viteve kam qenë këtu atëherë jam pritur shumë mirë prapë po ballafaqohem me interesimin e ngrohtë”.
“Javën e kaluar është realizuar një marrëveshje bashkëpunimi në mes të Turqisë dhe Kosovës, dhe ftesa që më është bërë që të vijë këtu pas realizimit të asaj marrëveshje në cilësinë e ‘Ambasadorit Kulturor’ mua më ka nderuar shumë, sepse gjysmën e familjes e kam shqiptare”, tha ai.
I pyetur se kur do ta shohim në një film të përbashkët me Kosovën, Tolgahan ka uruar që të ndodhë por që nuk ka dhënë ndonjë afat se kur pritet të ndodhë.
Ai po ashtu pranoi se bashkëshortja e tij po ndikon që të ketë raporte të mira me shqiptarët, pasi Almeda më të cilën është i martuar është shqiptare.
I pyetur nëse aktori ka ardhur për ndonjë projekt filmik, ministri Gashi është shprehur se kanë bashkëpunim me Turqinë në fushën e filmit por aktori nuk është i përfshirë në ata filma.
“Ka filluar një bashkëpunim në Turqi jemi duke i realizuar disa filma të përbashkët por që aktori nuk është i përfshirë në ata filma”, tha ai./EO
https://www.facebook.com/KujtimGashiOfficial/posts/2903241539704537
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...