Rivaliteti Ilir-Donald po komentohet kudo, si në rrjete sociale ashtu edhe nga personazhe të famshëm.
Deputetja e njohur, Grida Duma, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” ku u fol për fenomenin “Big Brother Vip”. E pyetur nga Eni Vasili se përse u shpall fitues Iliri dhe jo Donaldi ajo u shpreh se Iliri shfaqi një siguri të madhe që e favorizoi në rrugëtimin e tij, ndërsa Donaldin e penalizoi dashuria që la jashtë.
“Iliri reflekton siguri, ka mbajtur të njëjtën status quo. Edhe dashuria nuk shihet dot pa sigurinë. Ideja që Donaldi hyri me një dashuri të madhe të lënë jashtë, pastaj ajo që nisi brenda, por prapë ishte i pasigurt”, tha deputetja./noa/
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë