Deputetit kosovar i lindi sot një vajzë

10:53 | 24 Prill 2018
Arbresh.info

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku është bërë sot baba për herë të dytë.

Bashkëshortja e tij Albina Kastrati Abdixhiku sot ka lindur një vajzë të cilën e kanë quajtur Rozi, shkruan Arbresh.info.

“Mirëmëngjesi botë. Sot erdhi në jetë Rozi, vajza jonë. Albina, Era e unë jemi me plot gëzime për anëtaren e re të familjes sonë. Është ditë e bukur sot”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme