Dënohet reperi Bim Bimma për kultivim të narkotikëve (FOTO)

12:38 | 4 Korrik 2017
L G

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor reperin Burim Kursani, me pseudonimin Bim Bimma, për kultivim të narkotikëve në banesën e tij. I njëjti është dënuar me 1 vit burgim dhe 500 euro gjobë. Mirëpo, dënimi me burg nuk do të ekzekutohet nëse Kursani nuk kryen vepër tjetër penale brenda 2 viteve.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Ferdane Sylejmani, reperi Bim Bimma e ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën e ngarkon aktakuza.

Ndërkaq, procedura është veçuar për të akuzuarën tjetër në këtë rast, Zhaklin Lekatari, pasi që gjykata kishte pranuar një njoftim nga policia se e njëjta është shtetase e Shqipërisë dhe jeton atje.

Ndryshe, sipas aktit akuzkues të ish-prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, Burim Kursani dhe Zhaklin Lekatari pa autorizim kishin kultivuar, prodhuar, përpunuar dhe përgatitë, substanca e preparate të rrezikshme si narkotikë.

Sipas prokurorisë më 15 prill 2008, në banesën e tyre ishin gjetur paketime të vogla të marihuanës, mjete për përgatitjen dhe përdorimin e marihuanës si dhe fletushka lidhur me kultivimin e kësaj substance.

Aktakuza vazhdon se  në banesën e tyre janë gjetur 579 gramë bari ngjyrë të gjelbër-marihuanë, si dhe në një vazo ishin gjetur 1345 euro./Betimipërdrejtësi

bim-bimma-1-620x275

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme