Njeriu që hyri në shtëpinë e yllit, Taylor Swift në Nju Jork dhe bëri një sy gjumë u dënua me gjashtë muaj burg.
Sipas New York Post’s, 22 vjeçari, Roger Alvarado me vendbanim në Florida u dënua të martën pasi u deklarua fajtor për shpërfillje penale dhe tentativë për vjedhje, shkruan fox news transmeton lajmi.net.
Alvarado planifikon të kthehet në Florida pas burgimit të tij, i cili është pothuajse i përfunduar dhe i shërben provës pesëvjeçare.
Zyrtarët gjetën Alvarado në gjumë në shtëpinë e yllit në lagjen Tribeca e Manhatanit në prill. Policia thotë se kishte përdorur edhe dushin e saj gjersa Swift nuk ishte aty.
Alvarado gjithashtu, ishte arrestuar në të njëjtën kohë në shkurtin e vitit të kaluar me akuzat për thyerjen e derës së përparme me një lopatë.
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani