Të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, janë shpallur fajtorë të pandehurit, Edon Dedi apo i njohur me emrin artistik “Dj Blunt” dhe Ilir Zhita i njohur me emrin artistik “Real 1”, të akuzuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Gent Beka, i akuzuari Edon Dedi është dënuar me gjobë prej 350 euro dhe gjashtë muaj burg, ndërsa i akuzuari tjetër Ilir Zhita është dënuar me gjobë prej 300 euro dhe gjashtë muaj burg, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Prezent ne shpallje te aktgjykimit ishte i akuzuari Edon Dedi, ndërsa mungoi i akuzuari Ilir Zhita.
Me pëlqimin e të akuzuarve dënimi me burg u është shndërrua në dënim me gjobë prej 600 euro.
Po ashtu, gjykata të njëjtit veç e veç i ka obliguar edhe në pagimin e shpenzimeve gjyqësore dhe atë paushallin gjyqësorë në shumën prej 20 euro si dhe taksën për kompensimin e viktimave të krimit në shumën prej 30 euro.
Tutje gjykatësi Beka deklaroi se të pandehurit Edon Dedi i është konfiskuar sasia e substancës narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 10.5 gram, dhe të pandehurit Ilir Zhita po ashtu i është konfiskuar sasi prej 3.2 gram.
Gjobën të akuzuarit janë të obliguar ta paguajnë në afat prej 30 ditësh.
Sipas aktakuzës, me datë 27 janar 2019, rreth orës 14:30, në lagjen “Ulpiana” tek rrethi i Fontanës në Prishtinë, njësiti Policore kanë ndaluar veturën Edon Dedi si dhe me të gjendej pasagjeri Ilir Zhita, gjatë kontrollimit nga ana e Policisë, tek i dyshuari Edon Dedi janë gjetur një sasi e substancës narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 10.5 gram, ndërsa tek i dyshuari Ilir Zhita po ashtu është gjetur sasi prej 3.2 gram si substancë e llojit marihuanë, të cilën sasi e kanë poseduar pa autorizim.
Me këtë të pandehurit kanë kryer veprën penale, Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge nga neni 275 par.1 të KPRK-së.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%