Gjendja e këngëtares me famë botërore, Demi Lovatos, vazhdon të mos jetë e mirë.
Ajo ende nuk është gjendje që të shkojë në rehabilitim aktualisht, ngase gjendja e saj vazhdon të mos jetë stabile.
Burimet e TMZ pranë njerëzve të afërt me këngëtaren bëjnë të ditur se Lovato është ende duke luftuar me të vjella ekstreme dhe temperaturë të lartë.
Ka kaluar një javë që kur këngëtarja u dërgua me emergjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor pas overdozës.
Ndërkohë mjekët refuzojnë të japin një deklaratë se kur këngëtarja mund të dalë nga spitali, duke thënë se është ende herët ta parashikojnë një gjë të tillë.
Demi Lovato i ishte rikthyer konsumimit të lëndëve narkotike gjashtë vjet pasi kishte tentuar të qëndronte larg tyre.
Ajo është njëra ndër këngëtaret më të dashura në gjithë botën, veçanërisht nga fëmijët pasi për një kohë të gjatë, ajo ishte zëri i shumë prej kolonave zanore të “Disneyt”. /Telegrafi
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...