Google ADS

Demi Lovato tregon arsyen që e çoi në mbidozë

21:23 | 22 Shkurt 2020
A. B.

Demi Lovato ishte në prag të vdekjes vitin e kaluar nga mbidoza.

Demi Lovato nuk e kuptoi se kishte ende nevojë për të përballuar çrregullimet e të ngrënit dhe kjo gjë duket se shkaktoi mbidozën fatale në korrik të 2018-s.

“Jam e lodhur duke rraskapitur veten me stërvitje dhe dieta ekstreme,” tha ajo në podcast-in “Pretty Big Deal” të Ashley Graham. “Mendova se këto vitet e fundit u shërova plotësisht nga çrregullimet e të ngrënit, por në të vërtetë ishte e kundërta. Kuptova se pavarësisht se simptomat nuk ishin aq të dukshme sa më parë, bëhej fjalë për një çrregullim të së ngrënit.” Demi, e cila kaloi në mbidozë në korrik të 2018-s, tha se mjedisi toksik dhe problemet e ngrënies shkaktuan rikthimin e saj te droga.

“Mendoj se kur ke njerëz përreth që të thonë të bësh disa gjëra të caktuara, vështirësohet situata,” u shpreh ajo. “Ndodhesha në një situatë kur thjesht nuk kisha më fuqi. Sinqerisht mendoj se kjo ishte arsyeja që shkaktoi gjithë çfarë ndodhi vitin e kaluar. Mendoja se isha shëruar, kur në fakt nuk isha dhe po jetoja një gënjeshtër duke provuar t’i tregoja botës se isha e lumtur me veten time, kur në të vërtetë nuk isha.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme