Këngëtarja e njohur Demi Lovato, e cila njihet për abuzim me narkotikë, ka folur hapur në lidhje me gjendjen e sa shëndetësore pas mbidozimit në vitin 2018.
Për herë të parë, përmes një dokumentari ajo ka treguar se ka qenë ‘disa minuta larg vdekjes’, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Ylli i pop-it amerikan, 28 vjeç, u dërgua në spital pasi u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj në Los Angeles.
Ajo kishte qenë esëll për gjashtë vjet pas trajtimit të varësisë nga alkooli dhe droga.
Lovato ka folur për gjendjen e saj në një dokumentar të shfaqur në YouTube, të quajtur “Dancing ëith the Devil”.
“Kam pasur tre tre goditje në tru”, tha Lovato. “Kam pasur një sulm ne zemër. Mjekët thanë se kisha jetë prej pesë deri në dhjetë minuta”.
Në një intervistë për Associated Press, këngëtarja tha se mbidozimi e kishte lënë atë me “dëmtim të trurit”, duke shtuar se ajo “ende vuan pasojat edhe sot e kësaj dite”.
Lovato ishte një aktor fëmijë në Barney and Friends, por gjeti famë më të gjerë në Disney Channel si adoleshente.
Ajo luajti në serinë e saj jashtëzakonisht të famshme të filmave Camp Rock dhe më pas filloi një karrierë të suksesshme muzikore solo.
Ajo ka publikuar gjashtë albume në studio dhe gjithashtu është shfaqur si gjyqtare në versionin amerikan të X Factor.
Lovato gjithnjë ka qenë e hapur në lidhje me shëndetin e saj mendor dhe varësinë gjatë karrierës.
Dokumentari “Dancing ëith the Devil” do të bëhet publik në YouTube më 23 mars./arbresh.info/
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...