Këngëtarja e famshme, Demi Lovato është njëra nga shumë të famshëm që ofroi mbështetje për Ariana Granden dhe të gjithë njerëzit e Manchesterit pas sulmit që ndodhi javën e kaluar.
Por, ajo nuk do të performojë në koncertin e përfitimeve i cili mbahet këtë fundjavë në Manchester.
Një nga fansat e këngëtares 24-vjeçare ka pyetur në Instagram pse Demi nuk do të marrë pjesë në koncert dhe ajo kishte një përgjigje të thjeshtë.
“Shkaku është se unë nuk u pyeta”, shkroi Demi duke iu përgjigjur fansit.
Ky është mesazhi që Demi ka shkruar javën e kaluar: “Më vjen keq që duhet të kaloni nëpër këtë. Kjo nuk është e drejtë dhe askush nuk duhet të kalojë nëpër këtë. Mendimet dhe lutjet e mia janë me ju dhe me viktimat. Ju dua ” kishte thënë këngëtarja në mbështetje te viktimave.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...