Demi thotë se do një karrierë muzike që nuk ka të bëjë me trupin e saj.
Kohët e fundit ajo e ka humbur kënaqësinë për të punuar më shumë, pasi industria muzikore ka probleme të llojeve të ndryshme, shkruan Daily Mail.
Krijuesja e hitit “Stone Cold”, ka treguar se për një periudhë është ndier e pa lumtur për shkak të karrierës dhe presionit nga bota e shoubizit. Pas një kohe të qëndrimit të rehabilitim, ajo ka vendosur që të fokusohet më shumë në muzikë, se sa si paraqitjeve të saj.
“Unë dua një karrierë që nuk ka të bëjë me trupin tim. Dua që të jetë vetëm rreth muzikës, tekstit dhe mesazhit”. “Muzika më ka sjellë më shumë lumturi kur isha më e re, por e humba atë ndjenjë kur kuptova më shumë rreth industrisë muzikore. Nuk dua që të rikthehem siç isha më parë. Kjo është ajo që dua”, ishin fjalët e saj. Kjo vjen si pasojë e izolimit të saj gjatë pandemisë, ku i ka ofruar asaj më shumë mundësi që të njoh veten dhe emocionet e saj
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...