Demi Lovato ka thyer heshtjen në mediat sociale pas overdozës në muajin korrik.
Këngëtarja ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos pasi u thirrën shërbimet e emergjencës në shtëpinë e saj për shkak të overdozës me opoidë, transmeton portali arbresh.info.
Kjo ndodhi vetëm pas disa javëve që kishte publikuar këngën ‘Sober’, ku e dokumentonte betejën e saj me abuzimin me substanca, që e kishte nisur prej se ishte adoleshente, dhe kishte zbuluar që i ishte kthyer sërish përdorimit.
Tani, Lovato është kthyer në mediat sociale ndoshta në mënyrën më pozitive dhe më konstruktive; për t’i thënë rinisë (që e kanë moshën për të votuar) në Amerikë që të votojnë.
Ajo shkruan në Instagram:
“Jam falënderuese që jam në shtëpi në kohë për të votuar! Një votë mund të bëjë diferencën, kështu që sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet! Tani dilni jashtë dhe #Votoni!!!”.
https://www.instagram.com/p/Bp2jlPwh53d/?utm_source=ig_embed
Demi dy javë pasi ishte dërguar në spital, shfrytëzoi Instagramin për t’u treguar e sinqertë në lidhje me situatën e saj.
“Kam qenë gjithnjë transparente lidhur me udhëtimin tim me varësinë. Çfarë kam mësuar nga kjo, është që kjo sëmundje nuk është diçka që zhduket apo zbehet me kohën. Është diçka që duhet vazhdimisht ta tejkalojë, gjë që nuk e kam bërë ende”, shkruante ajo atë kohë.
Të shpresojmë që ajo arrin ta marrë vetëm tërësisht dhe të mbetet kaq pozitive sa është./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...