Këngëtarja 24 vjeçare, Demi Lovato, festoi dje 5 vjetorin e lirimit nga varësitë dhe çrregullimet psikologjike.
Ajo në një postim të saj në rrjetin social instagram falënderoi të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi. “ Jam shumë mirënjohëse.
Ka qenë një rrugëtim i gjatë. Shumë ngritje dhe ulje” shkroi këngëtarja 24 vjeçare Demi Lovato, në rrjetin social instagram.
“Shumë herë kam dashur ta përsërisë por falë zotit kam shtrënguar duart dhe jam çliruar nga obsesioni. Jam shumë krenare me vetën time por një gjë të tillë nuk do të mund ta arrija pa forcën më të madhe Zotin, familjen, shokët dhe gjithsecilin që më ka mbështetur. Ndihem e përulur dhe e lumtur sot. Faleminderit njerëz që besuat në mua”, shtoi ajo.
Këngëtarja ka qenë shumë e përfolur për shëndetin e saj mendor, betejat e saj me varësitë dhe çrregullimet në ushqim pasi që u diagnostikua me çrregullim bipolar. Lovato filloi terapinë vitin 2011.
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet