Këngëtarja e njohur Kida ka qenë së fundmi në vëmendje të mediave dhe është përfolur gjatë për raportin e saj me artistët e tjerët.
Disa kohë më parë në media qarkulloi lajmi se ajo dhe reperja e njohur Tayna ishin zënë dhe teksa kanë qenë në një ambient nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë me njëra tjetrën.
E ftuar së fundmi në “Pushime on Top”, Kida është pyetur nga Flor Gjini për raportin që ka me kolegët e saj dhe Kida ka thënë:
“Po, gjithmonë i kam pasur marrëdhëniet e mira me të gjithë, asnjëherë nuk kam pasur asgjë me askënd”, ka thënë ajo teksa Flori nuk e ka lënë me aq.
Ai i ka përmendur Kidës sherrin me Taynën dhe këngëtarja ka hedhur poshtë lajmet duke treguar se mes tyre ka një marrëdhënie shumë të mirë.
“S’ e kam takuar Tayna-n? Jo, unë me Tayna-n kam ndenjur personalisht, kam ndenjur dhe kam shoqëri…”- ka thënë ajo duke i dhënë fund spekulimeve.
Së fundmi, dy këngëtaret kanë filluar të ndjekin njëra-tjetrën në Instagram dhe madje ditën e djeshme Tayna ka reaguar duke treguar nëpërmjet një postimi se Kidën e konsideron mikesh.
Reperja ka publikuar një video ku shihet Kida duke performuar në skenë, ndërkohë që e ka etiketuar dhe pranë ka vendosur një emoji me zemra./Kosovarja
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...