Bashkimi dhe Alvisa ishin dyshja e parë që dolën çift nga programi “Përputhen” para pak javësh. Ata vendosën ta vazhdonin jashtë historinë e tyre të dashurisë.
Çifti vazhdon të frekuentohet edhe pas daljes së programit pasi shpesh herë shihen në shoqërinë e njëri tjetrit. Madje, në mediat rozë u përfol edhe se mund të bëheshin prindër për herë të parë shumë shpejt.
Por, disa deklarata ku shpreheshin se nuk e quanin veten çift, habitën publikun.
Si qëndron e vërteta e marrëdhënies së tyre?
Bashkimi ka zbuluar çdo gjë gjatë një interviste për “Prive”.
Ai ka treguar se tashmë po qëndron në Mitrovicë, në shtëpinë e tij. Por gjithashtu ka pranuar se e viziton shpesh herë Tiranën për të takuar Alvisën.
Përsa i përket marrëdhënies me Alvisën, Bashkimi tregoi se kanë kontakte me familjet e njëri-tjetrit, por i ka kërkuar asaj të mos nxitohen pasi kanë të gjithë kohën e nevojshme të njihen jashtë, pa kamera.
Bashkimi tregoi se me Alvisën kanë diskutuar edhe për të ardhmen ku kanë vendosur që të qëndrojnë në Tiranë, pasi Alvisa nuk dëshiron të shkëputet nga jeta e saj, por edhe ai vetë është ambientuar po ashtu me Tiranën
Bashkimi rrëfeu se në shtëpinë e tij në Mitrovicë kishte tashmë edhe një dhomë për Alvisën.
Roza Lati thumbon Heidin pasi u zyrtarizua si prezantuese e ...
A e shohin njëri-tjetrin në finale Xuxi dhe Gresa?
Gjykata e Francës e mban në fuqi dënimin e Sarkozyt për korr...
Presidentja e Sllovenisë me komandantin e KFOR-it: Jeni një ...
Familjarët e të pagjeturve kërkojnë presion më të madh mbi S...
Dasara Karaiskaj për Parashqevi Simakun: Atë grua e përçudnu...