Ylli i serialit “Dashuri e pafund” ka dhënë një intervistë për Hurriyet. Neslihan Atagul është treguar shumë e sinqertë ndaj pyetjeve ngacmuese të gazetares.
Ka një thashethem se do operosh qeskat poshtë syve të tu. Është e vërtetë?
“Jo nuk do ta bëj, unë i dua qeskat në sytë e mi. Më kujtojnë babain tim, i kam si ai.”
Ke postuar para pak kohësh një video tënden pa make-up. Çfarë mendon për paraqitjen e shumë vajzave sot?
“Shumica e fotove të mia janë kështu dhe komentet e të tjerëve nuk më shqetësojnë. Kështu e konceptoj unë bukurinë, bashkë me defekte.”
Keni thuajse dy vjet që ti dhe Kadir i kaloni pushimet në një rulot, pse preferoni të jeni kaq pranë natyrës?
“Jeta ime është gjithmonë në nxitim, sikur të jem vonë për diçka ndërsa pushimet në natyrë më dhurojnë shumë qetësi. Marrim me vete qentë tanë. Pushime të tilla të japin më shumë liri.”
Je xheloze dhe sa shumë përballesh me Kadir në debate?
“Ne shkëmbejmë gjithmonë ide, nuk mund të them se zihemi apo debatojmë.”
Shtetet tjera solidarizohen me Turqinë, shprehin ngushëllime...
Konjufca takon përfaqësuesit e Eurochambers, flasin për mëny...
Kurti shkruan për 12 vendimet që i mori Qeveria sot
Nga Muller te Lewandowski e Neyer – 25 lojtarët më të mirë t...
Putin përballet me thirrje për ‘paqe’ në samitin e grupit ek...
Aksident në Hajvali, lëndohet një person