Nesër në familjen mbretërore do të ketë dasmë madhështore.
Princi Harry do të kurorëzojë dashurinë me aktoren amerikane, Meghan Markle, shkruan lajmi.net.
Këto ditë, kishte bërë bujë në medie dekarata që babai i Meghan Markle nuk do ta shoqërojë atë për tek altari.
Kjo për shkak se babai i nuses së ardhshme të familjes mbretërore është shtrirë në spital, megjithatë sipas njoftimit të Kensigton Palace është Princi Charles ai i cili do ta shoqërojë atë për në altar.
Kensigton Palace minuta më parë ka publikuar deklaratën e Meghan Markle një ditë para dasmës, e cila konfirmon që babai i saj nuk do të marrë pjesë në dasmë.
Në letrën e saj, aktorja thotë se ajo çdo herë është kujdesur për babain, andaj shpreson që shumë shpejt të shërohet.
Në fund të letrës, Markle falënderon të gjithë për mesazhet uruese që kanë dërguar në adresë të tij, ndërsa ajo dhe Harry janë shumë të lumtur që nesër ndajnë ditën më të lumtur të jetës së tyre.
Maqedonci: Armatosja e Serbisë, rrezik për stabilitetin në B...
“Më pëlqen Cristiano, por idhulli im është Messi”, sensacion...
Trump: Vdekja e Sinwar lehtëson perspektivat e paqes në Gaza
Bislimi: Progresi i integrimit evropian të Kosovës, nuk ka q...
Theren me thikë dy të mitur në Fier, në pranga bien dy perso...
Për 300 vende të hapura për rekrutë të rinj, kanë aplikuar 1...