Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare Ramë Lahaj, me anë të një postimi në rrjete sociale ka prekur zemrat e të gjithëve me një dedikim emocionues për nënën që i vdiq para dy ditësh.
Postimi i tij i plotë:
Nenë, u çova edhe sot me ritmin e tenxhereve tua të dikurshme, veç se sot nuk ishe në kuzhinë. Mu dasht me ardhë me t’pa nder vorre. Erdha para sabahut, n’6. Ritmin që ma ndjellë edhe mua për të më përcjelle edhe sot e kësaj dite, po ti sot një llaf s’ma bone. Se le mo që as mëngjesin s’ma shtrove. Nanë, kam mëndu që për asnjë arsye në jetë nana se len fminë pa hangar. As gabel s’ma the e as kryet s’ma përkëdhele. As nuk me buzëqeshe si dikur. E pa buzëqeshjen tanë nanë, unë jam krejt i vyshkun. Eh moj nanë magari qe jam, për një moment mendova që muj kthehemi bashkë n’shpi. Fmi hesapi.
“Gabeli jot”
Kujtojmë se para dy ditësh ai kishte ndërprerë koncertin e tij në shesh,duke e bërë të ditur lajmin se i kishte vdekur nëna. /arbresh.info/
View this post on Instagram
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...