Dedikimi i veçantë i Andrrës për nënën e saj

20:57 | 27 Mars 2019
Trina Galanxhi

Andrra Destani tani është e njohur për publikun dhe shumë e ndjekur nëpër rrjetet sociale.

Gruaja e këngëtarit Sinan Hoxha, si rrallë herë sot ka shpalosur pamje nga fëmijëria e saj, njofton Klan Kosova.

Nëpërmjet një postimi në Instagram Andrra bëri një dedikim të veçantë për nënën e saj me rastin e ditëlindjes së saj.

“Nëna ime e dashur ti qe ndjenje me netë të tëra pa gjum, dora jote e palodhur që në djep na tund, Nëna ime e dashur që na rri plot dashuri, çdo fjalë e jotja për ne ështe urate, puthja jote per ne ështe urate, ti NËNË e palodhur ti shpirt i patrazuar, dashuria jote per mua ska te mbaruar. 
Gëzuar ditelindjen o e shtrenjta ime Nënë”, shkroi Andrra.

https://www.instagram.com/p/BvgfxArFbYG/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme