Konkurrentët e “Për’puthen” janë mbledhur në natën “Prime” për debatet më të nxehta të javës dhe kanë bërë mes tyre përballjet që po i prisnin mes ditësh.
Mes Mikelës dhe Ritvanës, dy vajzave mikesha duket se kanë nisur tensionet, kur Ritvana ka ftuar në takim Erionin.
Ky i fundit zhvilloi dy takime tepër romantike me Mikelën, ndërsa kjo e fundit shprehu pëlqimin e saj të madh. Mirëpo, tashmë që Erioni ishte zgjedhja e Ritvanës, gjakrat janë nxehur.
Pasi mes tyre “u fut në mes” një djalë, duket se miqësia e Mikelës dhe Ritvanës po lëkundet.
Ritvana: Nuk kishte asnjë interes ndaj Erionit?
Mikela: Je e sigurt? Kur e shoh që nuk e zgjedh në takim, do e zgjedh unë.
Ritvana: Nuk e besoj këtë. Thjesht tu duk shumë burrë që kur e pe tek ditëlindja ime.
Mikela: Që kur e kam parë në takimin 4 minutësh në audicione, më ka pëlqyer. Që kur më pëlqen në audicion, si mund të hy në mesin tuaj? Unë e ftoj atë djalë se kam interes.
Ritvana: Do flasësh vetëm? Do bësh dialog me veten? Kur kisha shkëputje nga program, e shfrytëzove atë moment.
Mikela: Jo, e ke parë në backstage. Mos më kërko llogari.
Ritvana: A ka mundësi të flas?
Mikela: Po nuk të pëlqeu biseda, çohu dhe ik. E ke treguar gjithë këto ditë sa respekt për mua.
Ritvana: Se të kam qëndruar afër? Se ke pasur ngarkesë emocionale?
Mikela: Ti ke thënë që të kam hyrë në mes dhe gjithë kohës, çdo gjë që ta them e merr ose në mënyrë ironike ose ofenduese. Së fundmi i merr gjërat si do vet.
Ritvana: Të dyja e bëjmë. Ti ke filluar të flasësh vrazhdë dhe unë kam filluar ti marr gjërat kështu.
Mikela: Le të vendosë Erioni. Kam frikë sepse mund të humb ty ose atë dhe e di që kjo do më lërë shije shumë të hidhur.
Ritvana: Kush të tha që kam vendosur të luftoj për Erionin?
Mikela: Dole nga studio duke qarë.
Ritvana: Po jo duke sharë. Erioni është askush para teje. Mikela je shumë e lodhshme, nuk më lë të mbaroj.
Mikela: Dëgjo dhe vazhdoje.
Ritvana: Unë nuk flirtoj.
Mikela: E kam vënë re që ke flirtuar dhe një herë jam cuar unë.
Ritvana: Ti vdes për drama.
Mikela: Nuk vdes për drama, jam xheloze.
Ritvana: Dëgjo të flas unë se flet shumë. E zgjodha se desha.
Nga ana tjetër edhe Erioni ka pasur një përballje me Ritvanën, të cilën e ka akuzuar se është larguar prej tij.
“Nuk ishte qëllimi im të prishja ndonjë miqësi. Për Mikelën e kam shprehur pëlqimin që në audicione.
Me Ritvanën nuk e kam menduar se do të kem ndonjë afrimitet kur e shihja programin nga ekranin. Kur kam ardhur këtu kishim një kimi të fortë dhe më pas pashë një stepje nga Ritvana.
Ke pasur shumë dëshirë të dalësh me mua, por nuk më zgjodhe. Nuk të kërkova llogari, por njëfarë shpjegimi. Nuk më dhe shpjegim e asgjë. Pas 2 takimesh me Mikelën, dhe një shpjegim”.
https://www.instagram.com/p/CWyuqq1FQgV/?utm_source=ig_embed&ig_rid=0307449a-a9a0-4984-b43b-564a22ba2314
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...