Mbrëmë u mbajt prime i radhës i Big Brother Vip Kosova.
E eliminuara e radhës ishte Ledi Vokshi.
Por, vëmendja ishte tjetër kund.
Bëhet fjalë për akuzat që këngëtarja Lindita Halimi drejtoi kah Blero dhe Azemi.
Sipas saj, Azemi është i dashuruar në të.
“Mendoj se Azemi ka ndjenja për mua, është mënyra se si më sheh gjithë kohës – s’ka asgjë të keqe, nuk e fajësoj”, ka thënë ajo.
Ndonëse Linda Halimi tha se mendon që Azemi ka ndjenja për të, banori e mohoi këtë prentendim të këngëtares.
Ai i tha asaj se kjo nuk qëndron askund dhe e quajti atë një person deluzional.
“Si femër të kam respektuar, nashta ti e ke atë qejfin që unë ty me të dashtë je duke e thënë për disa herë”.
“Unë nga fillimi kam thënë se këtu ndjenja kam vetëm për Albën”, ka thënë Azemi.
E nga ana tjetër një deklaratë që bëri bujë edhe në media është ajo për Bleron.
Ajo ka thënë se një mbrëmje në shtëpinë e BBVK, Blero ka shkuar me të brendshme pranë shtratit të saj me Ganinë, ku ua ka larguar mikrofonat të dyve.
“Ka ra një natë në shtratë me mua dhe Ganinë në bokserica (nëse mundem me u shpreh kështu). Edhe ka thënë ‘nuk guxon askush të të flas sepse unë jam këtu’. Unë t’i heqi bateritë, hajde ne flasim, rrijmë e flejmë këtu”, tha Linda.
E njëjta ka pasur akuza ndaj këngëtarit, duke thënë se vite më parë ai ka tentuar që t’i hyjë në dhomën e hotelit, në kohën kur ai ishte ende i martuar me aktoren Teuta Krasniqi.
Blero është shokuar nga fjalët e Linda Halimit që sonte i tha për të.
Ai i mohoi të gjitha akuzat që këngëtarja i ngriti ndaj tij e që ishin të shumëta, duke thënë se i ishte ulur afër shtratit, dhe se para 13-vjetëve i kishte kërkuar t’i shkonte te dhoma e hotelit.
“Lëri këto gjanash po mundohesh me shpëtu, por unë po them se ti do të dalësh sonte”.
“Publik unë bëjë thirrje që sonte ta largoni këtë, ti ke probleme mendore, ti shpik gjëra, kjo është absurde”, ka thënë Blero
E nuk kanë mjaftuar vetëm këto, ajo e ka quajtur edhe Blerandon tësëmurë mendor.
Ajo ka thënë se ai nuk është konsistent në veprimet e veta.
“Jam bazuar në bazë të gjesteve që bënë, është herë i nxehtë e herë i ftohtë, bën shumë gjëra. Në fillim jam munduar të sillem mirë me të, nuk më ka thënë asnjë gjë interesante për veten”.
“Edhe pastaj çdo herë ka gjuajtur komente negative ndaj meje. Siç e keni parë edhe komentet që i ka bërë rreth sukeseve të mia”, ka thënë Linda./Arbresh.info/
112 vjetori i Pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në New Yo...
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...