Debat me tone të larta mes Xuxit dhe Sarës, shkak aktrimi

22:42 | 18 Dhjetor 2024
Q L

Debat i ashpër e me tone të larta ka ‘shpërthyer’ mes Xuxit dhe Sarës.

Krejt ky debat nisi pas bisedës që banorët po bënin në lidhje me aktrimin dhe rolet në filma e seriale.

Sara po i thoshte që ai nuk mund ta përcaktoj kapacitetin e saj në lidhje me profesionin e saj.

“Ti do e caktosh kapacitetin tim? , i tha Sara.

Xuxi me ironi ia ktheu “ti je aktore e madhe shqiptare dhe kam respekt për aktimin tënd”, transmeton Klankosova.tv.

Debati eskaloi deri në ofendime, ndërsa Sara i tha atij se e ka respektuar atë shumë teksa i njëjti sipas saj nuk di të respektoj fare.

Për më shumë detaje nga ky debat, shiheni videon e mëposhtme:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme