De Niro do të rindërtojë ishullin Barbuda që u shkatërrua nga uragani Irma

12:55 | 9 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Legjenda e Hollywood-it, Robert De Niro, ka premtuar se do të rindërtojë ishullin Barbuda, e cila u shkatërrua në masë të madhe nga uragani Irma.

Mbi 95 për qind e ishullit në fjalë është shkatërruar, pasi vendi u godit nga një stuhi e fuqishme, transmeton portali arbresh.info

Të paktën një person ka humbur jetën, ndërsa rreth 1,600 banorë kanë mbetur pa shtëpi.

Robert De Niro, i cili ka blerë tokë në këtë ishull, ka premtuar se do të ndihmojë në përpjekjet e rimëkëmbjes.

Ai është zotuar të rindërtojë ishullin që ndodhet rreth 250 milje në lindje të Porto Rikos.

“Ne jemi të trishtuar me shkatërrimin që i ka ndodhur ishullit Barbuda dhe presim me padurim që në bashkëpunim me ekipin Paradise Found Nobu, Këshillin Barbuda, dhe të gjithë komunitetin, të rindërtojmë atë që na e morri natyra”, ka thënë aktori për New York Daily./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme