Google ADS

David dhe Victoria Beckham shfaqen së bashku pas thashethemeve për divorc

14:47 | 14 Qershor 2018
Arbresh.info

Ata fuqishëm i kanë mohuar thashethemet e javës së kaluar për një divorc të mundshëm në mes tyre.

Bëhet fjalë për një çiftin e njohur Victoria dhe David Beckham të cilët kanë shijuar një dark së bashku me familjen, shkruan arbresh.info.

Dyshja dukeshin të afërt me njëri tjetrin ndërsa postuan një imazh në rrjetet sociale.

Së bashku me fëmijët e tyre, Brooklyn, Romeo dhe Cruz, çifti i njohur iu bashku një grupi familjarësh.

Dizajnerja e modës, 44 vjeçarja dukej në humor të mirë derisa qëndronte në krah të bashkëshortit të saj.

Ndërsa një burim i afërt me çiftin I ka quajtur ‘qesharake’ thashethemet për një divorc të mundshme në mes të David dhe Victoria./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme