Fansat mbetën të habitur kur panë se tatuazhi i Victoria Beckham kushtuar bashkëshortit, David Beckham pothuajse është fshirë.
Thashethemet se çifti kanë një krizë në mes nisën që nga një video e publikuar në Instagram, ku duket qartë se tatuazhi pothuajse është fshirë i tëri.
Megjithatë, burime pranë çiftit bën të ditur se nuk bëhet fjalë për ndonjë krizë në çift, por se edhe tatuazhe të tjera “i janë fshirë” Victorias.
Sipas Hello Magazine, kjo nuk është hera e parë që Victoria ndryshon tatuazhet e saj.
Së fundmi përpos që hoqi tatuazhin “DB”, ajo hoqi edhe datën kur ata iu betuan njëri-tjetrit për dashurinë e tyre, 8 maj 2006.
Edhe David nuk i ka më tatuazhet ku përfshihen emri i Victorias dhe i fëmijëve të tyre.
Victoria dhe David janë të martuar që nga vitit 1999 dhe kanë katër fëmijë së bashku, Brooklyn, Cruz, Harper Seven dhe Romeo./21Media
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...