Google ADS

David dhe Victoria Beckam në krizë martese?

21:14 | 28 Shtator 2022
L G

Fansat mbetën të habitur kur panë se tatuazhi i Victoria Beckham kushtuar bashkëshortit, David Beckham pothuajse është fshirë.

Thashethemet se çifti kanë një krizë në mes nisën që nga një video e publikuar në Instagram, ku duket qartë se tatuazhi pothuajse është fshirë i tëri.

Megjithatë, burime pranë çiftit bën të ditur se nuk bëhet fjalë për ndonjë krizë në çift, por se edhe tatuazhe të tjera “i janë fshirë” Victorias.

Sipas Hello Magazine, kjo nuk është hera e parë që Victoria ndryshon tatuazhet e saj.

Së fundmi përpos që hoqi tatuazhin “DB”, ajo hoqi edhe datën kur ata iu betuan njëri-tjetrit për dashurinë e tyre, 8 maj 2006.

Edhe David nuk i ka më tatuazhet ku përfshihen emri i Victorias dhe i fëmijëve të tyre.

Victoria dhe David  janë të martuar që nga vitit 1999 dhe kanë katër fëmijë së bashku, Brooklyn, Cruz, Harper Seven dhe Romeo./21Media

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme