David Beckhamit i janë dhënë gjashtë muaj ndalim të vozitjes për përdorim të telefonit sa ishte prapa timonit.
Ish kapiteni i kombëtares së Anglisë u shpall fajtor për përdorim të mjetit teknologjik sa ishte duke ngarë Bentleyn e tij në qendër të Londrës më 21 nëntor të vitit të shkuar, transmeton portali arbresh.info.
Gjykata tha se ai ishte fotografuar duke vozitur në një trafik të ngadalshëm gjersa po mbante një celular.
Beckham, mori gjashtë pikë në patentë shoferin e tij për t’ia shtuar gjashtëve sa kishte më parë për tejkalim shpejtësie.
Ai gjithashtu është gjobitur me 750 funta, 100 funta për shpenzimet e prokurorisë dhe 75 funta shtesë të cilën duhet ta paguajë brenda shtatë ditëve./Arbresh.info/
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...