Ai është fëmija më i madh i familjes Beckham dhe momentalisht është duke udhëtuar dhe studiuar në shkollën Parsons për Dizajn në New York.
Megjithatë, Brooklyn Beckham provoi se familja për të vjen a para pasi që ai gjeti kohë për të festuar ditëlindjen e babait të tij, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.
Futbollisti i pensionuar, David Beckham ka festuar ditëlindjen e tij të 43-të në Londër.
Beckham nuk mundi t’i përmbante emocionet dhe tronditjen e tij kur e pa në sallën ku po festonin djalin e tij 19 vjeçar.
Djali i futbollistit kishte veshur veshje sportive me një kapele të zezë, përderisa ai përqafoi nga mbrapa djalin e tij, Davidi mbante në sy lot lumturie.
“Çfarë po bën këtu?”, Pyeti Davidi teksa vazhdonte ta mbante afër djalin, duke treguar se ai nuk besonte se momenti ishte i vërtetë.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme, David pranoi urime shpërthyese nga familja e tij, duke përfshirë edhe një video të postuar nga gruaja e tij, Viktoria ku shihet vajza e tyre duke lexuar një mesazh të ëmbël për babin e saj./Arbresh.info
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor