Data 14 shkurt nuk është për dikë vetëm dita e të dashuruarve apo siç njihet Shën Valentini.
Në fakt, kjo datë e shënuar në kalendar simbolizon përkushtim dhe vëmendje me të madhe mes çifteve.
Megjithatë për këngëtarin e bendit NRG Band, Besnik Qakën është edhe dita kur për herë të parë i rrëmbeu puthjen e parë bashkëshortes.
Solisti i grupit NRG Band, Besnik Qaka në një intervistë për portalin rtv21.tv ka zbuluar se puthja e parë e tij me Lolitën ka ndodhur pikërisht në këtë datë.
“Shën Valentini shënon një ditë me rendësi për mua, një ditë kujtimi dhe nostalgjie, kujtoj këtë ditë kur putha gruan time për herë të parë dhe aty filloi dashuria filloi gjithçka”, tha Besniku.
“Njeriu lind dhe rritet me dashuri të ndryshme! Dashuria ka definicione të ndryshme dhe ndjehet ndryshe nga secili njeri. Por, dashuria që fillon me besim e jeton me shpresë është më e forta, kështu mendon solisti i grupit NRG Band.
“Dashuria lind nga besimi, jeton nga shpresa, por vdes nga mëshira. Tragjedia me e madhe e jetës nuk është se vdesin njerëzit, por, se pushojnë së dashuruari”, ka theksuar Besniku.
Sekreti i një lidhje të fortë në çiftit sipas Besnik Qakës, është sinqeriteti dhe besimi e mbi te gjitha te dashuria e madhe.
Besniku dhe Lolita lidhjen e tyre e kurorëzuan me martesë në shtator të viti 2017. Çifti në vitin 2018 janë bërë prind të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin, Una.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...