Shpeshherë thuhet që viti i tretë në një marrëdhënie është edhe më vendimtari, pasi në një mënyrë a në një tjetër përcakton vijimësinë e saj.
Mirëpo, Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës nuk i është dashur kurrë të mendojnë për këtë “prag” dhe vazhdojnë t’i gëzohen dashurisë sikundër në ditën e pare të njohjes. Historia e tyre është dhe vazhdon të jetë një ndër më të përfolurat në shtypin rozë dhe në vorbullën e thashemnajës së Tiranës.
Divorci i papritur i Shkëlzenit, vendimi për të jetuar së bashku dhe ekpozimi i vazhdueshëm në media dhe rrjete sociale është komentuar gjatë si në shtypin e shkruar, por edhe në foltoren e parlamentit a gjetkë. Por, çifti ka vendosur të shkojë përpara pavarëisht të gjithave.
E ftuar ditën e djeshme në studion e Rudina Magjistarit, Armina ka folur më gjatë për këtë lidhje dhe ka rrëfyer për herë të parë planet për martesë. ‘’Dasma është afër, kemi lluar te hedhim idetë e parë sesi e duam të bëhet. Pamë si e duam vendin dhe gjithçka tjetër. Personalisht do të doja që edhe fustanin ta kisha të një marke të caktuar që të jetë pjesë e bashkëpunimeve të mia. Ne nuk kemi bërë një festë për fejesën, por një darkë mes prindërve pasi nuk donim të ishim tradicionalë. Nuk kemi dashur të bëjmë një organizim të madh, por njerëzit kanë nisur të na thonë përse se bëni dhe mund ta bëjmë para martese. Kemi filluar të hedhim disa plane në letër, unë do të doja shumë që edhe për fustanin të diskutoja me një nga markat më të njohura të fustaneve të nusërisë dhe për këtë kam nisur komunikimet”- shtoi bloggerja e njohur./living.al
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...