Një dasmë e zakonshme thuhet se kushton përreth 34 mijë dollarë amerikanë në SHBA, sipas The Knot.
Megjithatë, figura të famshme publike siç janë mbretërit, trashëgimtarët, artistët muzikor dhe aktorët martohen, shpenzojnë më shumë se aq me qëllimin që dasma e tyre të mbahet mend gjatë, transmeton lajmi.net.
Në mesin e dasmave më të “çmendura” për sa i përket aspektit të investimit në të përfshihet edhe ajo e David Beckham me Victoria Beckham, të cilët shpenzuan përreth 800 mijë dollarë.
Hiç më keq nuk ia lanë as Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas, duke shpenzuar 1,5 milionë dollarë në dasmën e tyre, të mbajtur më vitin 2000
Tom Cruise dhe Katie Holmes – Dasma e vitit 2006 u zhvillua në kështjellën Odescalchi të shekullit të 15-të në Itali, dhe kushtoi 2 milionë dollarë. Thuhet se 900 mijë dollarë u përdorën vetëm në fluturimet e mysafirëve.
Christina Aguilera dhe Jordan Bratman – Dasma e vitit 2005 në Napa Valley’s Staglin Family Vineyard, raportohet se kushtoi 2 milionë dollarë.
/Lajmi.net/
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...