Google ADS

Dasma përrallore: Martohet trashëgimtarja e Swaroskit

20:50 | 22 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Sa herë që përmendet Swarovksi, mendja të shkon te ndonjë unazë, një palë vathë, apo gjërat e kristalta.

Por edhe martesa e trashëgimtares Victoria Swarovksi ishte e kristaltë dhe për të besuar ju mund të shikoni fotot, transmeton portali arbresh.info

23-vjeçarja kishte veshur fustanin e bardhë rreth gjashtë metra të gjatë.

Ajo u martua me manjatin e pronës Werner Murz në Itali gjatë fundjavës dhe me një fjalë martesa e tyre i ka dhënë kuptim fjalës ‘martesa përrallore’.

Sipas mediave ndërkombëtare në dasëm kanë marrë pjesë rreth 250 persona. Martesa është zhvilluar në një katedrale në Trieste, ndërsa për fustanin e saj është përkujdesur një disajner nga Dubai./Arbresh.info

svv svv1 svv2 svv3

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme