Dasma e Ricky Martin do të jetë një për ta kujtuar gjatë!
Afër shtatë muaj pasi këngëtari i hitit “Livin’ La Vida Loca” njoftoi se ishte fejuar me Jwan Yosef, çifti tashmë zbuloi disa detaje për ceremoninë e tyre romantike.
“Do të jetë një dasmë e madhe. Dua diçka masive”, tha Ricky për E! News. “Unë me siguri dua të martohem në Puerto Rico. Kjo është diçka që duhet të ndodhë”.
“Ai është nga Suedia dhe disa prej të afërmve të tij janë nga Siria, kështu që ne do të bëjmë diçka ndërkombëtare”, tha ai.
Edhe pse fituesi i Grammy pranon se planifikimi nuk është duke përshpejtuar pasi që një organizim i tillë është i vështirë.
“Të gjithë po flasin për martesën, por askush nuk po flet për planifikimin e dasmës, sepse është kaq e vështirë. Nuk e dija se ishte kaq e komplikuar të bëjmë një ngjarje si ajo që duam”, tha ai.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...