Një muaj më parë, dasma tradicionale e Violet Berishës, vajzës së fotografit të njohur shqiptar, Fadil Berisha, u bë lajmi kryesor i të gjitha mediave rozë e portaleve.
Fotografi që prej vitesh jeton bashkë me familjen në Amerikë e që vazhdimisht ka mbështetur e promovuar personazhe e vlera të kulturës e traditës shqiptare, edhe dasmën e së bijës e organizoi me çdo detaj shqiptar, deri edhe te veshja me kostum tradicional e më tej te këngët e vallet tipike të dasmës shqiptare.
Dhe një muaj më pas, të gjithë familjarët e miqtë janë mbledhur sërish për dasmën e dhëndrit. Destinacioni këtë herë është Belgjika.
Të paktën ky është informacioni që na jep përmes profilit të tij në Instagram Blair Berisha, djali i Fadil Berishës, i cili e ka ndarë me miqtë gëzimin dhe urimin për motrën e tij. Dashurinë e Violetës dhe të Ron Garcia-s, Blair e quan joreale dhe është i lumtur e krenar për çiftin e sapomartuar dhe dashurinë e tyre për njeri-tjetrin.
Në një video që ka postuar në Instagram, Blair ka ndarë edhe vallëzimin tradicional të dasmës, atë të babait dhe vajzës, që nuk ka nevojë të përshkruhet – është shumë emocionues.
Edhe Ron, bashkëshorti i Violet, ka postuar një foto në Instagramin e tij duke vendosur datën zyrtare të martesës: 22.06.2017.
https://www.instagram.com/p/BVsFpRthhq1/?taken-by=rongarciainc
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...