Dashuria nuk është prioriteti i tanishëm i Rita Orës

10:25 | 5 Shtator 2019
Arbresh.info

Rita Ora e ka pranuar që dashuria nuk është prioritet i saj i tanishëm.

Këtë e ka thënë në intervistën për Marie Claire, edicioni i tetorit, transmeton portali arbresh.info.

Gjatë intervistës, Rita e cila së fundmi ishe në lidhje me aktorin Andrew Garfield, pas ndarjes nga Andrew Watt, e pranoi që dashurohet shumë në lidhje.

Ajo i tha revistës: “Njerëzit duan të dinë për jetën time personale, dhe disi e kam pranuar këtë. Por ajo që kam mësuar për dashurinë është se nuk e kam prioritet kryesor tani. Nuk mendoj që ka qenë prej kohësh.

“Nuk e di, dashuroj shumë dhe bie në dashuri fort, tërë kohën”, tha bukuroshja kosovare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme