Marrëdhënia e tyre këto dy muaj qëndrimi brenda shtëpisë së Big Brother ka pësuar lëkundje të forta.
Ata janë pjesë e çdo klipi të transmetuar të shtunave në spektakël. Duket se veprimet e Olsit kanë lënduar Fiorentinën dhe ajo flet se si mund të shkojë rrjedha e marrëdhënies së tyre.
2 muaj me Olsin në shtëpinë e Big Brotherit e kanë bindur Fiorentinën; me Olsin ajo nuk mund të bashkëjetojë.
“Duke parë tipin tim dhe të Olsit, ne mund të jemi bashkë jashtë, por për bashkëjetesë mbase jo. Për bashkëjetesë e pashë këtu. Olsi ka huqet e veta dhe unë të miat dhe ësthë shumë e vështirë”, i thotë ajo Donaldit.
Megjithatë, Fiore nuk përjashton asgjë.
“Jashtë ça nuk ndodh se nuk mund të rrimë gjithë kohës bashkë”, thotë ajo.
Fiorentina është e qartë edhe kur thotë se nuk mund ta quajë dashuri ndjenjën që ka për Olsin.
“Është një ndjenjë mes dashurisë, por është shumë e largët. Se unë mund t’i them që e dua shumë, por ka shumë kuptime kjo. Pastaj, unë jam mësuar ndryshe, jam mësuar të më falin e të më japin dashuri, flas nga të gjithë, kurse Olsi e ka të vështirë të shprehet shumë për këtë pjesë. Është i ftohtë si njeri, si natyrë”, shton ajo.
Ngrihet aktakuzë ndaj disa personave për tentimvrasje në Pri...
Çeku: Muzeu i Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri do të dokum...
Amorim i përgjigjet Rashfordit, pasi paralajmëroi largimin
Hapet ankandi i parë për energji të erës me kapacitet prej 1...
ASK: Rritje e lehtë e sasisë së mbeturinave industriale në 2...
Municionet “Made in Kosova” – një ambicie ...