Dashuri, tradhti, ndarje e kurorëzim/Dramat e Showbizzit shqiptar gjatë 2024

13:00 | 2 Janar 2025
K.B

Derisa shumë nga ata e rigjetën fatin e ‘humbur’ të dashurisë në krahët e dikujt, dikush tjetër e përmbylli kapitullin duke i dhënë përfundimisht ‘vizën’ dashurisë së dikurshme.

Është fjala për të gjitha dinamikat dhe risitë e estradës shqiptarë gjatë këtij viti që lamë pas.

Martesa e tyre ishte njëra nga më të përfolurat në botën e Shoëbizit, si nga dasma e tyre madhështore deri tek ardhja në jetë e dy fëmijëve të tyre, e tashmë deri tek ndarja e tyre që ka trazuar rrjetin anë e mbanë.

Bëhet fjalë për ndarjen e komedianit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj.

Pas shumë vitesh bashkë çifti vendosen t’i japin fund martesës dhe të fshijnë çdo gjë nga rrjetet sociale.

Ajo në emisionin e Arbana Osmanit, ka treguar se u ndanë për shkak të debateve dhe se fjalët nuk përkonin me veprat.

“Ka vite që po mundoheshim të sistemonin lidhjen tonë. Unë mendoj se në çdo marrëdhënie kur fjalët dhe veprat nuk përputhen, kur mbizotërojnë debatet dhe bëhet toksike për mua, fëmijët dhe për të, vendimi do duhej të merrej dhe e mora”, tha ajo.

Xhensila tregoi se vendimi për ndarjen është marrë nga ajo.

“Kam kuptuar se nuk duhet të luftojë vetëm njëra palë. Kam marrë shumë barrë në supe, kam lexuar gjithçka në këto kohë. Kam Zotin dëshmitar. Vendimin e kam marrë unë nuk shihej se ka rrugë tjetër divorci nuk është i lehtë”, ka rrëfyer ajo.

E ndarja, si duket nuk përfundoi me marrëveshje, por përfundoi deri në dyert e gjykatave.

Xhensila iu drejtua Gjykatës me padi për divorc, pas konflikteve me ish-partnerin e saj për pasurinë. Fillimisht dyshja tentuan t’i jepnin fund martesës me marrëveshje, por pas kërkesës së aktorit që këngëtarja të hiqte dorë nga pasuria u janë drejtuar dyerve të gjykatave. Padia e parë e këngëtares për zgjidhjen e martesës u kthye mbrapsht nga Gjykata për shkak se nuk e kishte firmosur, por kishte autorizuar avokaten.

Po qëndrojmë ende tek përplasjet mes çifteve.

Ata u ndanë që nga viti 2023, ndonëse ky i fundit kishte tentuar me kërkim falje e lutje për rikthim.
Fjala është për ish – çiftin Fero dhe Arbenita.

Kjo përplasje ka filluar qysh që një kohë, ku ish reperi pretendonte se atij i është mohuar e drejta për të takuar vajzën që kanë së bashku, Ninën.

Sipas Feros, pas ndarjes nga Arbenita, vendimet që janë marrë për të bijën gjatë procesit të divorcit nuk respektohen nga ana e modeles.

“Unë, si prind, po përjetoj padrejtësi të mëdha. Ka kohë që nuk më respektohen vendimet gjyqësore dhe nuk më lejohet të shoh vajzën time.

Vajza udhëton në shtete të ndryshme pa lejen time, pa më informuar ku ndodhet. Sot, më është thënë se vajza ka ikur dhe nuk po marr asnjë informacion për të”, tha Fero.
Ish-reperi iu drejtua prokurorisë duke thënë që ndodhet në gjendje të rënduar dhe paralajmëroi “çfarë ndodh nëse nuk i kontrolloj emocionet e mia?”.

Më pas shtoi: “Po bëj një thirrje për Prokurorinë e Gjilanit, veçanërisht për prokuroren që e ka rastin tim. Nuk po di si ta shpjegoj ndryshe që jam në një gjendje shumë të rëndë. Çka ndodh nëse unë nesër nuk mund t’i kontrolloj emocionet e mia?”

Ndër të tjera Fero ishte shprehur se nuk mund të flasë hapur lidhur me situatën, duke shtuar se “prokuroria mund të hakmerret dhe t’i heqë edhe ato pak ditë që i ka për të parë vajzën e tij”.

Mirëpo, pas shumë debateve, përplasjeve të ashpra mes tyre, në një konferencë për banorët e BBVK3, Fero ka treguar për publikun se vajza e tij Nina tashmë po qëndron me ish-partneren Arbenita Ismajli.

“E kam zgjidhur problemin. Vajza ashtu siç çdo vajzë dhe djalë tjetër do më shumë nënën se babën. Vajza qëndron me nënën e saj”, ka thënë ai.

Situata një kohë ishte e qetë, deri para një muaji, ku ish-reperi trazoi sërish rrjetin me një foto në profilin e tij në Instagram.

Ai publikoi një foto, ku shihet ish partnerja e tij Arbenita Ismajli dhe vajza e tij. Por, me to është edhe një burrë. Sipas kësaj fotografie, ky moment është zënë në Dubai.

“Me të dashurin e ri (Hasanin) dhe me vajzën time”, shkruhet në përshkrimin e fotos, nga Fero.

Sipas Feros, Arbenita ka nisur takime me një person jashtë Kosovës, nacionalitet jo shqiptar e në Dubai.

E reagimi i Arbenitës ishte së ne fakt me këtë person që merret me patundshmëri u takua për një apartament.

“Jeta ime private nuk të takon ty sepse nuk jemi më bashkë. Me këto gjera të shëmtuara dhe shpifje vetëm po e tregon karakterin e mashkullit të ulet që e ke”, ka shkruar ajo.

Madje ajo tha se uron që Fero të gjejë shërim sa më shpejtë.

Kujtojmë se ish-çifti pësuan një ndarje aspak të mirë nga njëri-tjetri, kjo pasi artisti dhunoi dhe kërcënoi me jetë modelen, ndërsa kjo e fundit e denoncoi ish-bashkëshortin, të cili gjykata e la në paraburgim për 30 ditë. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e çiftit, ku Fero ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin, ndërsa pas kësaj ai ka ushtruar dhunë mbi ish-partneren dhe e ka kërcënuar atë se “do të vrasë nëse ma merr vajzën”.

E lumturinë që sipas zërave ka kohë që e kërkonte e gjeti në krahët e dikujt tjetër.

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri i ka dhënë fund beqarisë. Ajo dhe Kreshnik Gjergji u martuan në një ceremoni private fillimisht, dhe pas një kohe me një dasmë madhështore.

Të pranishëm në këtë mbrëmje të veçantë ishin miq, familjarë dhe kolegë të artistëve.
Atmosfera ishte festive dhe plot energji, me të gjithë të pranishmit që festonin këtë lidhje të veçantë.

Kujtojmë që lidhja mes tyre, ka bërë zë jo shumë kohë pas ndarjes së Dafinës nga Dj Geek.

Atë kohë thuhej se Dafina i ka dhënë fund lidhjes së tyre për shkak se dyshja nuk po funksiononte më.

Epo, ç’të themi, i urojmë lumturi çiftit të ri!

Romanca e një çifti tjetër u komentua shumë kudo nëpër rrjet edhe pse prej dyshes nuk kishim asnjë deklaratë përveç postimeve që bënin në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për reperin e njohur Mozzik dhe prezantueses Lotina Haziri, të cilët po gëzojnë një romancë tash e disa muaj.

Gjithçka nisi nga fotografitë që dyshja publikuan në rrjetet sociale, ku shihej qartazi që ndodheshin në të njëjtin vend.
E aludimeve iu dha fund vetë reperi, i cili ka folur për herë të parë për romancën e tij me Lotinën. Ai ka deklaruar se është gjëja më e bukur që i ka ndodhur në këto 28 vite jetë.

Tashmë, çifti veçse ka zyrtarizuar lidhjen e tyre dhe dalin haptazi në publik.

Lidhjen e tyre, ata e kanë dërguar në një nivel tjetër.

Prindërit e moderatores, politikani Lutfi Haziri dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Mika, kanë komentuar raportin që kanë me reperin dhe takimin e parë.

Haziri thotë se i ka dëgjuar albumet e fundit të artistit ferizajas.

“Albumet e fundit i ka pasur për mua të jashtëzakonshëm. Më ka bërë që t’i dëgjoj shumë. Edhe bashkëpunimet, por në veçanti porositë, mesazhet e tij. Rap-i e ka fjalorin e vet, mesazhin e vet, më urban më drejtpërdrejtë. Është pjesë e gjeneratës së vet”, u shpreh ai.
Mika nga ana tjetër nuk e përjashton mundësinë për një bashkëpunim me Mozzikun.

Kujtojmë se Mozzik ka qenë në një lidhje shumëvjeçare me këngëtaren e njohur Loredana, ku së bashku kanë një vajzë të vogël, Hanën.

Dukej se më në fund gjeti dashurinë e vërtetë, por jo.

Një tjetër ndarje ka përjetuar Blero Muharremi.

Gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Kosova, ai rrëfeu se prej disa muajsh ishte në një lidhje me një vajzë që i ka rrëmbyer zemrën si askush tjetër më parë. Deklaratat e dashurisë për partneren nuk munguan nga Blero dhe dukej se kësaj radhe këngëtari kishte gjetur dashurinë e vërtetë.

Mirëpo, një postim i tij në InstaStory nxiti dyshimet se mund të jetë ndarë.

“Qëndro single derisa dikush ta plotësojë jetën tënde në një mënyrë që të të bëjë të ndihesh më mirë se të jesh single. Përndryshe nuk ia vlen! Gëzuar për një jetë të bukur!”, shkroi Blero.

Duket se fati nuk i buzëqeshi as kësaj here!

Kalojmë tek një dinamikë tjetër, ndarjes së çiftit që romancën e tyre e filluan në Big Brother VIP Kosova, ish – çifti Kaderi dhe Lumbardhi.

Por kur dukej se gjithçka po shkonte si më së miri, e papritura ka ndodhur mes Lumit dhe Kaderit.

Çifti ka kohë që më nuk ndjek njëri – tjetrin në rrjete sociale dhe madje kanë fshirë fotot e përbashkëta në Instagram.

Ky zhvillim erdhi pak ditë pas udhëtimit të tyre në Spanjë të cilët më pas ndaluan dhe në Vjenë.

Lajmin për ndarjen e tyre, e ka dhënë vetë Kaderi, përmes një shkrimi në Instagram.

Ajo nuk ka përmendur publikisht shkaqet por ka thënë që për çdo pyetje, e ka një përgjigje.

Mbesim tek çiftet e Big Brother, mirëpo kësaj radhe, tek pritjet më të ëmbla.

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë prindër për herë të parë.

Ata kanë vendosur ta quajnë vajzën e tyre me emrin Luna Mari.

Cifti i dashur për publikun nisën romancën dhe lidhjen gjatë edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania dhe që atëherë kanë qenë të pandarë.

E ëmbël ishte edhe një pritje tjetër, ajo e çiftit Sara Gjordeni dhe Bardhi, romancë e cila filloi në Big Brother VIP Albania 2.

“Na e mbushe jetën mua dhe babit sot Nea jone!”, ishte shkrimi i Sarës në Instagram krahas fotos së Bardhit me vajzën e tyre në krahë.
E vitin 2024, me sukses të madh po e mbyll reperja e njohur Tayna.

Tayna, ka arritur të bëjë bujë të madhe me hitinë e saj më të ri, “Si Ai”.

Kjo këngë ka kapur zemrat e shumë adhuruesve të muzikës, duke u dëgjuar anembanë botës.

Kujtojmë se reperja, këtë vit pati ulje dhe ngritje në karrierë për shkak të disa problemeve me ish-menaxhmentin e saj.

Mirëpo, pas asaj, reperja po funksionon si një artiste e pavarur.

Mund të themi se, Tayna na kujton rëndësinë e vlerave dhe përkushtimit në çdo arritje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme