Google ADS

“Dashuri me shikim të parë”, pas tradhtisë, Monika Lubonja rrëfen njohjen romantike me burrin

15:48 | 1 Shkurt 2022
A. B.

Aktorja Monika Lubonja ka treguar për banorët e tjerë të shtëpisë se si është njohur me ish-bashkëshortin. Ajo ka thënë ndër të tjera se ishte dashuri me shikim të parë.

Monika ka zbuluar edhe përshtypjen e parë që ai i la. Ajo ka thënë se kur e ka parë atë, ka mbetur në vend pa fjalë.

“Ngrita kokën dhe ai më dha dorën, ishte shumë e bukur. Kolpo me vështrim të parë, ngela duke e parë. Unë quhem Monika, i thashë, nëse dëshiron takohemi në orën 6. Ai tha ‘pavarësisht se je e lyer, sytë e tu janë të bukur’, aaaa atëherë i thashë ‘në 6 apo 6:30’. “Bën në 7”, më tha ai, iu përgjigja: “Ok”. Nuk flisja më, e ndava trurin, aq e kisha”, rrëfeu Monika Lubonja.
Por ajo nuk e ka lënë me kaq. Monika ka rrëfyer edhe se si ndodhi puthja e tyre e parë.

“U takuam dhe kishte një mandarinë në dorë. Ia mora, e qërova dhe ia vendosa në gojë. Ai ngeli, më pas u afrova dhe e putha. Nuk po kuptonte, ishte gjuha ime, apo mandarina.”

Më herët, aktorja ka treguar edhe për ndarjen nga ish-bashkëshorti dhe se si e ka rritur vajzën e saj të vetme, Tean.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme