Gazetarja Dasara Karaiskaj, e ftuar në emisionin “Real Story”, foli për një prej ngjarjeve më të komentuar të kësaj jave, ku protagoniste ishte këngëtarja Parashqevi Simaku, që shumëkush na e prezantoi si një person të pastrehë dhe të përhumbur dhe që jetonte prej vitesh në këto kushte të vështira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo tha se “VIP-at” shqiptarë e kanë përçudnuar të grua, me të gjitha informacionet dhe publikimet rreth jetës së saj private, pavarësisht situatave në të cilat ajo gjendej. Sipas saj, personi më njerëzor në gjithë këtë histori ishte gruaja, e cila e takoi Parashqevi Simakun dhe i qëndroi afër.
“Unë jam mësuar gjithë jetën të dëgjoj se ajo është shumë e pëlqyer, Parasheqvia kishte atë ëmbëlsisë, zërin e ëmbël. Që ka një dashuri për Parashqevinë këtu ka, dhe ka një fonotekë muzikore për të. Nuk ishte fare surprizë fakti që pati një reagim aq të madh publik. Është tamam si një histori filmi. Nuk i jep një shpjegim konkret sepse një njeri i tillë mund të shkojë dhe të përfundojë në ato kondita. Në këtë botë njeriu mund të shkojë në majë, mund të zbresë, dhe mund të ngjitet sërish. Ne jemi një shoqëri, dhe këtë e treguan personazhet publike, personazhet vip, më shumë se publiku i gjerë, populli u tregua më shumë vip se gjithë vipat, që morën përsipër, që folën dhe e përçudnuan këtë grua. Çnuk është thënë për të, përdorej nga sigurimi, tani unë s’dua të kaloj në emra konkretë, Përveç personit më popullor, që ishte ajo gruaja, që në fillim e gjykuam për atë buzëkuqin, dhe thamë se pse përdor emra markash luksoze, një të pastrehe, por kur e shpjegoi dëshminë e saj, e kuptuam. Është i vetmi njeri në këtë histori, që doli dhe tha se unë nuk bëra asgjë dhe beri atë që do bënte çdo njeri i thjeshtë, që në fakt njerëzit publikë në Shqipëri nuk para e bëjnë.”, tha ajo./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...