Driloni dhe Sara janë ndarë nga banorët e tjerë teksa bashkë po hanë një darkë.
Dhoma e surprizave është kthyer në një ambient shumë romantikë vetëm për ta nga ‘Vëllai i Madh’.
Driloni u shpreh se me Sarën janë shumë tipa të njëjtë veçse të dy kanë qenë shumë të fokusuar tek loja.
Por, Driloni u shpreh se banorët, publiku dhe të dy janë bashkë duan të dinë se si është puna mes tyre.
“Edhe ti edhe unë kemi ardh në Big dhe të dy që nga fillimi kemi folur që nuk kemi interes të njohim dikë për më shumë këtu. Të dy jemi tipa të njëjtë dhe këtë e dimë se jemi tipa të ftohtë. Të dy kemi qenë fokusuar në lojë dhe kemi qenë nën presion”.
“Qetash duke shkuar drejt fundit besoj që njerëzit këtu, ata jashtë janë duke pritur diçka prej neve – më duket se edhe ti je duke prit diçka – të dy po duam të dimë se si është puna”, u shpreh Driloni.
Sara, mes tjerash, u shpreh se për të është e rëndësishme se si i sheh gjërat vetë dhe jo se cfarë presin të tjerët.
“Për mua nuk është me rëndësi se çfarë presin njerëzit nga unë sesa unë se si e shikoj gjënë. Edhe ne të dy kemi qenë nën një frymë që i bëjmë gjërat si i ndjejmë dhe kur i ndjejmë. Ngacmimet e banorëve më kanë bezdisur, por nuk e di si ta shpjegoj pasi ngacmimet e tyre edhe kanë vënë gjëra në dukje”, u shpreh Sara.
Por, për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.
Rohde shijon diellin në Prizren
Punonjës të strukturave paralele punojnë edhe nga shtëpia ed...
Presidenti Joe Biden bëhet stërgjysh
Papa e kritikon Izraelin, e quan “të turpshme” situatën në G...
Vritet në mes qyteti politikani kamboxhias në Bangkok
Alby me të dashurin puthen në ashensor